Belind Këlliçi nuk humbet kohë- Pyet qytetarët për…

Belind Këlliçi, i cili ka hyrë në primaret e PD për të garuar për Bashkinë Tiranë, ka shtruar një pyetje për qytetarët e Tiranës- Çfarë ju shqetëson më shumë në Tiranë?, – është pyetja që shtron Këlliçi për qytetarët.

Me sa duket kandidati i primareve ka zgjedhur ta zhvillojë garën e tij në një aksion të përbashkët me qytetarët, duke i pyetur dhe konsultuar me ta.

Kujtojmë se Këlliçi ka vendosur të lerë mandatin e deputetit dhe të garojë për Tiranën, ai do të përballet në primare brenda opozitës me mjekun Ilir Alimehmetin dhe ish – deputetin e Pd Gerti Bogdani.

Read Previous

Trump pritet të bëjë njoftimin për ofertën presidenciale “së shpejti”

Read Next

Pse kaosi brenda turmave është kaq shumë vdekjeprurës?