Basha zëvendëson Edmond Spahon me Ervinin në Qarkun e Korçës

Pas vendimit të Kryesisë së PD për përjashtimin nga partia të ish-drejtuesit politik të qarkut Korçë, z. Edmond Spaho, është bërë me dije se në vend të tij është vendosur deputeti Ervin Salianji.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, bën me dije se Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të Partisë Demokratike në nivel qarku.

“Në mbështetje të nenit 33 të Statutit të Partisë, sot Kryetari i Partisë ka caktuar si Drejtues Politik të qarkut Korçë, deputetin z. Ervin Salianji. Në këtë mënyrë z. Salianji do të jetë edhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Qarkut, që është struktura e përhershme me përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të PDSH në nivel qarku” njofton Gazment Bardhi.

Read Previous

Prishja e banesave te 5-maji/ Avokati i Popullit reagon si kofini pas të vjelave

Read Next

Abazoviq dorëzon kërkesën për mocion ndaj qeverisë malazeze në të cilën shërben si numri 2 i saj.