Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe dy persona të tjerë

Tre zyrtarë të ministrisë së financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë ditën e sotme.

Mes të arrestuarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Së bashku me të janë arrestuar edhe dy drejtorë të këtij institucioni.

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana.

Ky i fundit akuzohet për mashtrim.

Hetimet janë kryer për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Akuza mbi të cilat është kërkuar arrestimi, lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992.

Read Previous

E pa shpjegueshme! Në SHBA anulohen të gjitha fluturimet ajrore njëherazi

Read Next

Berisha për Alibeajn: Mjeran, zbaron urdhërat e Edi Ramës