Tiranë:Arrestohet infermierja/Përdorte kartat e ID të pacientëve për kredi

Policia e Tiranës njofton se ka përfunduar operecionin policor të koduar “Elektro”. Në këtë operacion është arrestuar një infermiere e cila u merrte kartat e ID pacientëve dhe i përdorte për të marrë kredi. Në bashkëpunim me shitësen e një dyqani elektroshtëpiakesh,  merrnin kredi në emër të pacientëve për të blerë paisje elektroshtëpiake dhe për t’i shitur më pas në dyqanin e kësaj të fundit.

Në prangat e policisë është vendosur edhe shitësja e dyqanit dhe u procedua penalisht edhe shtetasi A.H., i cili i ndihmonte për transportimin e paisjeve.

Sipas policise, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

 

 

Njoftim i policisë

“Tiranë

Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”.

Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja.

Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve:

E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.”

 

Read Previous

Demokraci e largët

Read Next

Po vjen ofensiva opozitare e TVSH-se