Arrestohet administratorja e një agjencie turistike/ Akuzohet se mori 17 000 Euro me premtimin për viza britanike

Administratorja e një agjencie turistike është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka mashtruar dy persona duke u marrë 17 000 Euro me premtimin për tu siguruar vizë pune në Britani.

Në pranga u vu Klaudja Hodo, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e “Gold Travel”.

“Arrestimi u bë pas kallëzimit nga shtetasit D.Sh. dhe A.Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjenci turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.

Aksioni i koduar “Deceit” u krye nga seksioni i Hetimit e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë dhe prokuroria e rrethit.

Read Previous

Dollari dhe Euro ‘kërcejnë’ sërish – Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!

Read Next

Libraria lundruese më e madhja në botë, mbërrin në Portin e Vlorës