Arrestimi i drejtoreshës së bashkisë, reagon Këlliçi: I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike

Belind Këlliçi, deputeti i PD-së dhe njëherazi kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë, ka reaguar pas arrestimit të një drejtoreshe të bashkisë së Tiranës, Viola Sterjo,  për mashtrim të rëndë.

Këlliçi publikoi një foto të kryebashkiakut Erion Veliaj me drejtoreshën e arrestuar.

“Viola Sterjo, simboli i bashkisë Tiranë. Dora e MJAFT-it, rrethi i Veliajt, shkollë korrupsioni. I cakton kryebashkiaku në pozicione strategjike për të kapur paranë publike. Zullumqarë! Ekip i denjë vetëm për qeli! Një gjykatë europiane, e paintimiduar nga politika, do t’i kishte nxjerrë nga bashkia me pranga, s’do të kishin as mundësinë për të kandiduar,” shkruan Belind Këlliçi, krah fotos së publikuar.

Read Previous

Aksident masiv në Kinë, me qindra makina përplasen në autostradë

Read Next

Një telefonatë, për krizën në Kosovë!