Në rrugëtimin e tij sfidant për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka një suport jo të vogël nga e fejuara e tij.
Anna Shkreli, një vajzë e mirëshkolluar dhe e rritur mes librave, nuk heziton të diktojë defektet që ka kryeqyteti aktualisht dhe çfarë do të donte të ndryshonte kur Belindi të marrë drejtimin, pas 14 majit.
Në “A Show” me Adi Krastën, në Syri Tv, Anna nuk e fsheh për asnjë moment mbështetjen e saj për Belindin, duke e shprehur publikisht se do të jetë në krah të partnerit të saj.