Anijet-gjenerator/ Berisha: Do të jenë krim mjedisor për Vlorën

Vetëm pas 4 ditësh në gjirin e Vlorës do të mbërrijnë dy anijet-gjenerator që pritet të shkatërrojnë këtë zonë, për shkak të ndotjes së madhe që sjellin.

Dy anijet-gjenerator punojnë me naftë D2, e ndotur deri në 50% më squfur dhe që nuk përdoret me në asnjë vend të Europës.

Por për Edi Ramën ndotja që dy anijet-gjenerator do të prodhojnë  nuk përbën problem.

Vetëm pak kohë më parë, Rama do të gënjente publikisht jo vetëm banorët e Vlorës, por të gjithë shqiptarët se këto dy anije punonin me gaz të lëngshëm.

Këtë fakt e ka denoncuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një postim në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Super mashtrim i banorëve të Vlorës!

Me datën 8 shtator arrijnë në Vlorë dy ndotësit gjigant që punojnë me D2 dhe ndotin Vlorën sa 100 mmijë makina që bëjnë 100 kilometra në ditë.

Tmerr. Krim i rëndë mjedisor.

Edi Rama gënjeu vlonjatët në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan në datën 7 Prill 2022 duke deklaruar se do jenë me gaz!!

Ju bej thirrje vlonjatëve të mbrojnë shëndetin e tyre dhe fëmijëve të tyre nga ndotësit  kanceroz!!  

Image

Read Previous

Si dhe ku ndryshon loja e madhe e naftës

Read Next

Deklarata e priftit grek trondit opinionin: Asnjë grua nuk përdhunohet pa dashur ajo vetë