Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin!

Nga Jamarbër Malltezi

Krimi, frikësimi dhe patronazhistët në themel të pushtetit.

Foto është e datës 6 Mars 2022 në shkollëm Neim Babameto në Spitallë.

Patronazhistja e PS dhunon ligjin për ti shërbyer grabitësve të pushtetit.

Shkeljet e ligjit përfshijnë qoftë prezencën e militantëve të PS dhe materialeve propaganduese brenda shkollës ku ndodhen qendrat e votimit, dhe qoftë frikesimin që i bëhet votuesve duke i detyruar që të paraqesin dhe t’u fotografohet karta e identitetit nga patronazhistja e PS përpara se të shkojnë në QV për të votuar.

Sapo mora vesh për këtë veprim filmova në menyrë demonstrative paligjshmerinë, gjë që tërboi mbi 30 punonjës të KUZ Durrës që ishin aty në gatishmëri për të siguruar vota për hajdutet në pushtet.

Grabitën celularin dhe fshinë videon dhe e kthyen celularin veç kur ju tha se kjo grabitje është vepër penale dhe shkollën e kthen në vendngjarje krimi ndaj duhet të vijë policia.

Mora vesh se kjo skenë me Patronazhisten e PS që fotografonte kartat e votuesve ishte përsëritur edhe në dy votimet e fundit por ish kryetari kish preferuar të mos ndihej për paligjshmerinë dhe zgjodhi ta mbante mirë me pushtetin dhe banditët se sa të mbronte të drejtat e qytetarevë!

Mora vesh gjithashtu se KUZ Durrës ishte ndërmarrje e falimentuar pasi ka mbi 3 milion euro borxhe në OSHEE nga mos pagesa e faturave të energjisë dhe se KUZ Durrës gjithë buxhetin e ka për Patronazhistët duke 5-fishuar stafin nga 160 në 830 punonjës brenda 8 vitesh!

Bingo bën të gjesh 5 inxhinierë ujrash në KUZ Durrës!

Pra falimentojnë shërbimet publike për të kap pushtetin e vjedh me banditët!

Trishtim!

Incidenti detyroi PS që të hiqte patronazhisten nga mjediset e shkollës dhe QV-ve, si edhe i tregoi qytetarëve se demokratët do përballen me paligjshmërinë me çdo çmim!

Për pak minuta në vendngjarje erdhen Oerd Bylykbashi dhe Adi Muka që u njohën me ngjarjen dhe denoncuan në media dhunimin e ligjit nga pushteti hajdut, por ish kreu i PD nuk e gjeti me vend të vinte pasi kish kohë që ishte pajtuar me paligjshmërinë

Disa përfundime:

1-Rama falimenton shtetin për të kap pushtetin

2-Krimi, paligjshm”ria dhe patronazhistët janë në themel të pushtetit të Edi Ramës

3-Drejtësia e Soros ka ik në drejtim të paditur! Diku në endërrat e fëmijëve dhe llogjet me suksese imagjinare ka përfunduar.

4-Opozita duhet të jetë në perballje me paligjshmërinë dhe bandat e pushtetit me çdo çmim!

Ata që pajtohen me paligjshmërinë janë opozitë-fasade ose opozitë me qira që veç ndajnë pazare por nuk janë për qytetarët.

 

Read Previous

Milan – De Ketelaere afër finalizimit

Read Next

Rëndohet skandali i emërimeve të zyrtarëve me të shkuar kriminale në Doganat shqiptare.