Albin Kurti: Vuçiç është nxënës politik i Sheshelit, unë i Adem Demaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja Prishtinë-Beograd është e vështirë, pasi Aleksandar Vuçiç, është student politik i Vojislav Sheshelit, ndërsa vet ai student politik i Adem Demaçit.
Deklarata është bërë për televizionin “N1” të Sarajevës, dhe është postuar në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shans dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, tha Kurti.

Read Previous

Primaret/ Julian Deda: Sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn

Read Next

Vendim historik/ Irani gati të shpërbëjë policinë morale për të ulur tensionet e fundit