Alarmi nga sociologët: Po ulet lindshmëria. Ikja e të rinjve po plak vendin. Eksperti: Shkak, kostot e jetesës dhe pagat e ulëta

Ikja e të rinjve dhe ulja e lindshmërisë janë dy nga fenomenet që po ndodhin prej disa vitesh në Shqipëri.

Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria jo vetëm që po plak popullsinë, por po ul ndjeshëm edhe lindshmërinë në vend.

Alarmi ngrihet nga ekspertët, ndërsa sociologia Entela Binjaku thotë se të rinjtë detyrohen të lënë vendin, për një sërë arsyesh, raporton Panorama.

Ndërsa eksperti i Ekonomisë, Erion Muca, thotë se kostot e larta të jetesës dhe pagat e ulëta, kanë detyruar të rinjtë të lënë vendlindjen.

Referuar të dhënave Berati dhe Gjirokastra janë dy qarqet më të prekur nga fenomeni i largimit të të rinjve. Qeveria nga ana tjetër e justifikon, largimin masiv me fenomenin e globalizmit.

Read Previous

Gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Përlotet Jakup Krasniqi, Thaçi në 11 minuta mbrojtje rrëzon akuzën në Hagë

Read Next

Rexhep Selimi në Hagë: Nëse flasim për krime, ju tregoj masakrat e serbëve