Aktakuza e ndryshuar: Ish-presidenti Thaçi deklarohet i pafajshëm (Video)

Në Gjykatën Speciale ka filluar seanca ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjykatësi e ka pyetur ish-presidentin Thaçi se a e ka marrë aktakuzën e ndryshuar, pyetje në të cilën Thaçi është përgjigjur se ‘po’.

Gjykatësi: Do t’ju kërkoj që të konfirmoni nëse e keni marrë aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar?

Thaçi: Po.

Gjykatësi: Faleminderit. Zoti Thaçi doni të shtoni ndonjë gjë për këtë temë?

Thaçi: Jo vetëm se deklarohem i pafajshëm, megjithëse lëndën nuk e kam lexuar por deklarohem i pafajshëm./Periskopi 

Read Previous

Gjuha shqipe futet si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvard-it

Read Next

Nga kërcënimi me jetë në emër të Genta Bungos te refuzimi për të qenë dëshmitare në procesin e Imerajt. Dëshmia e plotë e ish-punonjëses të vettingut