Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se një automjet me targa AA464YJ është përplasur me motorin me targa BG394. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit 32-vjeçari Arbri Lamllari, i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se automjeti drejtohej nga 50-vjeçari Burim Ruko.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “Virua”, motomjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. Ll., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin B. R., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Read Previous

Raporti i inteligjencës së SHBA është thashethem

Read Next

Von der Leyen: BE-ja nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor