Aksident me pasojë vdekjen në Devoll

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Read Previous

Von der Leyen: Gati të nisim negociatat me RMV dhe Shqipërinë

Read Next

Mbyllet procesi i emërimeve të kryetarëve të PS nëpër bashkitë e vendit. Me Saimir Tahirin në burg, Veliaj shti përfundimisht në dorë PS