Aksi Korçë – Ersekë, drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë për shqiptarë këtë ditë të diel.

Me anë të një statusi nga rrjetet sociale, Rama njofton se aksi rrugor Korçë-Ersekë është drejt përfundimit dhe pritet të inaugurohet në qershor të këtij viti.

Kreu i qeverisë ka publikuar pamje nga kjo rrugë, ndërsa thekson se është një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin.

“Mirëmëngjes

me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri.

Read Previous

Letër e Luizit për popullin shqiptar

Read Next

Izraeli sulmon me raketa Damaskun, 5 të vrarë e dhjetëra të plagosur