Abdixhiku: 14 shkurti ishte mësim, 17 tetori krenari për LDK-n

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve vendore.

Abdixhiku shpreh vlerësim për procesin në tërësi dhe thekson rëndësinë që ka e duhet të ketë qasja e çdo partie ndaj votuesit.

Ai ka hequr një paralele midis zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe atyre të 17 tetorit, kur ne jemi larg votuesit, votuesi largohet, kur ne jemi afër, edhe votuesi afrohet, 14 shkurti ishte mësim, 17 tetori ishte krenari, ka thënë ndër të tjera Abdixhiku në postimin e tij në Facwbook:

“Procesi zgjedhor përfundoj, e po përfundon edhe numërimi zyrtar i votave të fundit të rregullta e me kusht padallim.

Si vend treguam maturi demokratike, në votim, organizim e pranim të rezultateve. Një standard që e marrim si të qenë por që në thelb është vlerë. Fitues, për këtë, jemi të gjithë.

I uroj të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën e bërë; në veçanti i uroj të gjithë fituesit e deritanishëm – me shpresë shumë se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar në komunat tona e të tyre padallim.

Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë.

Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi.”

Read Previous

Dr. Lemzlem Türeci dhe Prof. Dr. Uğur Şahin japin lajmin e mirë

Read Next

Amandamentet e PD/ vetingu politik dhe koalicionet