Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë ndahet midis tre studiuesve. Gjysma e çmimit i jepet Syukuro Manabe dhe Klaus Hasselmann “për modelimin fizik të klimës së Tokës, përcaktimin e ndryshueshmërisë dhe parashikimin e besueshëm të ngrohjes globale”, gjysma tjetër shkon për Giorgio Parisi “për zbulimin e ndërveprimit të çrregullimit dhe luhatjeve në sistemet fizike nga shkallët atomike në ato planetare ”.
“Jam shumë i lumtur që ata i kushtuan vëmendje problemit të klimës”, është mësuar të jetë shprehur Hasselmann në një intervistë të shkurtër, menjëherë pas lajmit për Çmimin Nobel.
kumtari.al