Partia Demokratike do të mbledhë sot Grupin e saj Parlamentar.
Grupi i PD do të mblidhet në orën 11:00, në selinë blu.
Në mbledhje do të diskutohet mbi vendimin që do të marrin demokratët për pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare. Kujtojmë se Partia Socialiste ka kërkuar që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen online, ndërsa Partia Demokratike është shprehur se mbledhur duhen zhvilluar me prani fizike.
Ndërkohë një tjetër çështje që do të diskutohet është reforma territoriale. PD i duhet bashkëpunim me PS për të korigbuar gabimin e saj vite të shkuara duke mos marrë pjesë në reformën territoriale.
Në këtë pikë PD do të ketë edhe përkrahjen e Ambasadës së SHBA, pasi një nga çështjet që përmendi dje pas takimit me Bashën Ambasadorja Kim, ishte edhe reforma tereitoriale, krahas asaj zgjedhore.