Vrau për të marrë hakun e babait, dënohet me 8 vite burg 17 vjeçari në Lezhë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Organi i akuzës ka arritur të provojë se i riu e ka kryer krimin me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babanë, në vitin 2009, kur ishte vetëm 4-vjeç, ndërsa armën pistoletë e kishte siguruar në Shkodër rreth 1 vit para ngjarjes.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse që so të japë konkluzionet e më pas pritet që trupa gjykuese të shprehet me vendim në lidhje me këtë çështje.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes.

Mori hak për vrasjen e të atit,Prokuroria kërkon 8 vite burg

Florian Përvathi, vendi ku ai vrau për gjakmarrje dhe statusi i tij në rrjete sociale
Mori hak për vrasjen e të atit,Prokuroria kërkon 8 vite burg

Vendi i ngjarjes, Florian Përvathi dhe viktima Lek Lekgjonaj

Read Previous

Qeverisë i “dalin nga kontrolli” koncesionet, Financa nuk monitoron 20% të PPP-ve

Read Next

Raporti i INSTAT/ Shqipëria ka koston më të ulët të orës së punës në Europë, ja shtetet me mesataren më të lartë