“30% e shqiptarëve kanë braktisur vendin”, Berisha: Akt gjenocidi, po shkatërrohet shtresa e mesme

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se për shkak të politikave të qeverisë Rama, 30% e qytetarëve kanë braktisur vendin në tetë vite.

Berisha shtoi më tej se shtresa e mesme është jetike për shoqërinë për shkak të shërbimeve që i ofron qytetarëve.

“Sot ju kaloni në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira, një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkueshme për shpopullim në konventën e Kombeve të Bashkuara konsiderohet si akt gjenocidi. Në 8 vite keni përzënë 30% të shqiptarëve. Tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme, po e shkatërroni këtë shtresë, ekzistenca e së cilës është jetike jo vetëm për sistemin, por edhe për shërbimet që i ofrohen shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

 

Read Previous

Meta: Rama po dhunon Kodin Zgjedhor, pse priti prillin për lëmoshë ndaj pensionistëve?!

Read Next

Gjermania do lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani të punësohen