“100 mijë lekë për të regjistruar fëmijën”/Ja çfarë ndodh në çerdhen 11 në Laprakë

Në muajin shtator, shumë nëna do të dërgojnë për herë të parë në kopësht dhe çerdhe fëmijët e tyre në Tiranë. Mirëpo, pa marrë ende shërbimin e ofruar nga vetë shteti, në dyert e kopështeve dhe çerdheve, nënat po përballen me kërkesat për të dhënë lekë.

JOQ Albania, ka ka publikuar sw fundmi denoncimin e një nëne, të cilës në Çerdhen nr.11 në Laprakë i kanë kërkuar 100 mijë lekë të vjetra për fëmijën.

50 Mijë lekë të vjetra do të paguhen si detyrim dhe deri këtu gjithçka është e pranueshme, ndërsa 50 mijë të tjera do të paguhen tek Çerdhja, pa asnjë faturë. Pagesa e parë bëhet nëpërmjet një mandati në postë ose në bankë dhe më pas dorëzohet, ndërsa pagesa e dytë do të bëhet dorazi, duke mospatur aspak garanci se ku do shkojnë këto lekë.

Në çerdhe thuhet se ky është një kontribut vullnetar nga prindi, por nëna shton se po bëhet me detyrim. Gjithashtu, vlera është shumë e lartë, pasi më herët kontributi nga prindërit ka qenë 10 mijë lekë të vjetra.

Ndër të tjera theksohet, se nënat, çdo muaj, dërgojnë materiale të ndryshme në çerdhe si letra të lagura, kartopiceta etj.

Denoncimi:

Cerdhja nr 11 ne Laprak i kerkon prinderve te kontriubojne me 50 mije lek me qellim plotesimin e nevojave te cerdhes dhe kopshteve. Ky kontribut duhet te behet me lek ne dore, pa fature dhe eshte me detyrim. Vetem kjo cerdhe e ka si praktik. Dhe nuk te informojme fare se cfare behet me ato leket sepse ne cdo muaj kemi detyrim te cojme materiale si letra te lagura, kartopicita etj etj.

Ndërkohë në një reagim për JOQ ALBANIA, drejtoresha e çerdhes thotë se kontributi është me dëshirë. Sipas saj, kush ka mundësi jep një kontribut i cili mblidhet dhe administrohet nga një bord me prindër për nevojat në çerdhe.

Reagimi:

Jam Drejtoresha e Çerdhes nr.11! Në fillim të vitit prindërve u kërkohen mjete didaktike sepse në çerdhe ka program edukativ që ka ngjyrosje e krijime të cilat kërkojnë bazë materiale. Nuk kërkon askush 50 mijë lekë nën dorë. Në fillim të vitit prindërve u kërkohen mjete didaktike sepse në çerdhe ka program edukativ që ka ngjyrosje e krijime të cilat kërkojnë bazë materiale. Kush dëshiron, i sjell ato që nevojiten (letra me ngjyra, letra a4, ngjyra, plastelinë, gërshërë,etj). Kush nuk ka mundësi, jep një kontribut i cili mblidhet dhe administrohet nga një bord me prindër për nevojat në çerdhe.

Read Previous

Nga Ardian Vehbiu: FABRIKIM I NEVOJSHËM

Read Next

Macron: Do të vazhdoj dialogun me Rusinë, kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi në botë që…