“Zoti të ruajtë” dhe “Zoti të ruajttë!”, kur duhet të shkruhet me një e kur duhet me dy “t”

Pse herë me një “t” e herë me dy “t”: “Zoti e nderoftë!”, “Zoti e ruajttë!”…?

Sa shumë më kanë pyetur se a shkruhet “Zoti e ruajttë!” apo “Zoti e ruajt(ë)!” dhe pastaj kur po u dashkan dy “t” e kur vetëm një “t”.

Po ndërtoj një përgjigje pa përdorur shumë terma gramatikorë.

Kur duam të përdorim një folje në mënyrën dëshirore (për vetën e tretë njëjës në kohën e tashme), së pari le ta mendojmë si bën ajo folje kur ia qesim përpara “duke”: duke punuar, duke nderuar, duke mësuar, duke ruajtur, duke ditur, duke mbrojtur…

Formën që po merr folja kur po ia shtojmë “duke”, gramatikanët e quajnë pjesore. Pra, pjesore të foljes qenkan këto: punuar, nderuar, mësuar, ruajtur, ditur dhe mbrojtur.

Pastaj, shohim para asaj “ur” a po kanë “t” apo jo. Nëse nuk kanë “t”, atëherë në dëshirore, nëse marrin “t”, e marrin vetëm një: punoftë, nderoftë, mësoftë!.
Kurse, nëse kanë “t” (ruajtur, ditur, mbrojtur), në dëshirore dalin me dy “t”: ruajttë, dittë, mbrojttë!.

Mendoj se drejtshkrimi i gjuhës shqipe, shqiptarëve që duan të mësojnë të shkruajnë pa gabime, por jo edhe të bëhen gramatikanë; u duhet shpjeguar mbi bazën e dilemave e të mëdyshjeve që kanë zakonisht./Ilmi Rexhepi – Observer Kult

Read Previous

Nuk mbarojnë telashet për ish-bashkëshortin e Britney Spears/ Arrestohet sërish

Read Next

Elvanës i ndodh e papritura në skenë, turma e fansave e tërheqin drejt vetes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *