ZOTI PRESIDENT

ZOTI PRESIDENT
Këngë nga Luis Aguilé (këngëtar dhe aktor argjentinas)

Unë jam një qytetar, i zakonshëm dhe normal, që kam vetëm një votë
të cilën ti ma ke kërkuar, si shumë njerëzve të tjerë, që tek ty kanë besuar
Dhe unë votën ta kam dhënë, duke pritur me besim, që të vijë ajo ditë
Në të cilën do të përmbushet, fjalë për fjalë, çdo premtim

E di shumë mirë që s’është e lehtë, një popull të qeverisësh, pa problem
E ta ndashë pasurinë, e të gjithëve të arrish t’iu çosh bukë në tavolinë
Dhe do presim me durim, që ju të mund të arrini, pa bërë asnjë përjashtim
E në burg të shtini, gjitha ata të korruptuar, të mos ikin pa paguar, dëmet që kanë shkaktuar

Ligji të mbizotërojë, sepse s’duam të humbasim mënyrën tonë të të qenit
Njerëz të paqes ne jemi, edhe shans të mos ketë, që hajduti të fitojë
Sepse ti na u betove: Kombin unë do ta mbroj!

Erdhën dhe më anketuan, sepse duan që të dinë, çfarë presim ne nga ty
Se prioriteti i parë, është të ik pasiguria, mos ta shohim më me sy
E njësoj të mos vazhdojmë, se kështu është keq, duhet që të logjikojmë
Kjo gjë duhet të ndryshojë, eja pra na qeveris ti, me aksion dhe rreptësi

Në mes dritash dhe motorash, policia do të mbrojë, pa hezitim
Kurse ne të ekspozuar do të jemi para krimit, ditë dhe natë, pa pushim
Edhe jashtë nuk mund të dalim, me dinjitet dot nuk jetojmë, ashtu si ti
Tashmë nuk jemi më komb. Jemi thjesht e Kriminelëve Mbretëri.

Ligji të mbizotërojë, sepse s’duam të humbasim mënyrën tonë të të qenit
Njerëz të paqes ne jemi, edhe shans të mos ketë, që hajduti të fitojë
Sepse ti na u betove: Kombin unë do ta mbroj!

Kur të vish ti në pushtet, mos ndihmo vetëm ata që i ke në parti
Se nuk besoj se do të rrish, për gjithë jetën në pushtet
Nga ky tundim mos u tërhiq, e ti Kombin të ndryshosh
E pastaj Kushtetutën, sipas interest tënd, të nisësh të rregullosh.

Dhe tani po të kërkoj, që vota ime e thjeshtë, të mos bie në harresë
Kur të jesh në fuqi, kur të kesh në dorë pushtet, dhe të hysh në histori
Mos mendo të na gënjesh, mos përdor demagogji, njerëzit duke mashtruar
Por përmbush çdo gjë me nder, edhe plot me respekt, i nderuar president

Përktheu nga spanjishtja Meri Lika

Read Previous

Dora e ngrohtë e Partisë, lëshon Elisën, shtrëngon Taulantin

Read Next

Kriza energjitike do ta përçajë Evropën