Zlatan Ibrahimovic: Guardiola nuk më kuptoj kurrë. Ai nuk i do futbollistët me personalitet.

Zlatan Ibrahimovic mbetet një lojtar unik në atë që bën në fushë por edhe në ato që thotë në media.

Së fundmi, sulmuesi i Milan ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ku ka zbuluar disa prapaskena interesante:

“Me Napolin ishte e mbyllur por më pas De Laurentiis shkarkoj Ancelottin.

E pyes Minon: kush është skuadra që ndodhet në vështirësi, që unë mund ta ndryshojë?

Mu përgjigj: dje Milan u mposht 5-0 në Bergamo, e atëherë i thash, shkojmë tek Milan.

Është një klub që e njoh dhe një qytet që më pëlqen”, u shpreh Ibra duke u ndalur më pas tek Donnarumma:

Ibrahimovic

“Gigio është një portier i madh, do të qëndronte nëse do i kishin dhënë atë që kërkonte.

Tani duhet të bëjë llogaritë tek PSG për të zënë një vend si titullar. Allegri?

Është i zoti të menaxhoj dhomat e zhveshjes por duhet të ketë më shumë kurajo, të shkonte tek Real Madrid,

të provonte veten jashtë, por bëri zgjedhjen më të lehtë, u rikthye tek Juve. Guardiola?

Nuk më kuptoj kurrë. Ai nuk i do futbollistët me personalitet.

Po kthehesha në problem dhe mqs ai nuk arriti ta zgjidhte, e zgjidha unë duke ikur”, ka thënë Ibrahimoviç.

Read Previous

Tetraparaplegjikët protestë para kryeministrisë: Jemi aksidentuar në ushtri e miniera, qeveria të na ndihmojë

Read Next

40 vjet HIV/AIDS: Përparimi i një pandemie