Zjarret në banesa/ Zjarrfikësi: Gratë harrojnë fasulet në sobë se merren me ‘TikTok’

Arben Cara, drejtori i trajnimit dhe logjistikës në DPMZSH, thotë se njerëzit janë bërë shumë të përqendruar te rrjetet sociale saqë harrojnë gjëra të rëndësishme, të cilat shkaktojnë edhe pasoja si djegia e shtëpisë. Ai tha se ka pasur raste ku njerëzit kanë telefonuar zjarrfikësen sepse kanë harruar ndonjë tenxhere në sobë, apo hekurin në prizë dhe kjo ka shkaktuar zjarr në banesën e tyre.

“Ka shumë incidente që lënë hekurin, apo ushqimin në zjarr. Lënë ushqimin, lënë fasulet, një diçka tjetër, mund të ketë lënë një xhezve që e ka vendosur për të bërë çajin.

Pikërisht janë rrjetet sociale që po i shkaktojnë këto gjëra. Është bërë më e rëndësishëm postimi dhe harrojnë tenxheren e djegin shtëpinë. Është Tik Tok-u i pari” -tha zjarrfikësi në “Good Morning Albanians.

Read Previous

Nga 1 dhjetori, Google fshin llogaritë joaktive të Gmail

Read Next

U shqetësuan për ngjyrën e lëkurës së dajlit të Princ Harry dhe Meghan Markle/ Zbulohen emrat e anëtarëve të familjes mbretërore