Zhvendoset dogana e Qafë Thanës, kalimi në Maqedoninë e Veriut do bëhet nga Qukësi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zv/kryeministri Artan Grubi paralajmërojnë zhvendosjen e kufirit nga Qafë Thana në Ladorishtë. Për rrjedhojë, rruga nga Maqedonia për në Shqipëri do të shkurtohej për 20km.

“Ne tani për momentin me Ministrin për Transport dhe Lidhje dhe kolegun e tij nga Shqipëria po punojmë në zhvendosjen e pikës kufitare me Shqipërinë sepse kufiri aktual është i vendosur në një lartësi mbidetare 780 metër, ndërsa Deve Bair është në lartësi mbidetare në 90 metër”, është shprehur kryeministri Kovaçevski.

Ndërkohë, zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi gjatë një vizite në autostradën Kërçovë-Ohër, ka përmendur memorandumin që është firmosur në Shqipëri në fundit të vitit 2022.

Read Previous

PROÇKA “BALLKANIKE” E Z. ZEUNE

Read Next

Këlliçi: Për një riparim tubash, një lagje e tërë e Tiranës mbetet në errësirë