‘Zgjidhja për trafikun në Tiranë’/ Belind Këlliçi: Dy nënkalime poshtë sheshit ‘Skënderbej’

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka paraqitur në emisionin Çim Peka Live, në Syri Tv, projektin që sjell zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, që është trafiku i renduar.

Me një hartë dhe plan të studiuar, Këlliçi, tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë Sheshit Skenderbej, do të reduktonte pothuajse përgjysëm trafikun në Tiranë.

“Dua të tregoj një propozim të dytë që kam për lehtësimin e trafikut në kryeqytet kryesisht në zemër të Tiranës, në unazën e vogël në pjesën që të gjithë qytetarët e vuajnë dhe e përjetojnë, në pjesën që ka të bëjë në fakt me sheshin Skëndërbej. Unë ju premtoj të gjithë qytetarëve të Tiranës sot se kam një projekt që sigurisht e kam konsultuar me urbanistët dhe inxhinierët më të mirë për të çarë nëntokën e sheshit “Skënderbej” në një gjatësi prej 410 metrash në total. Pra 200 m shkon vetëm pjesa e sheshit pa e prekur fare parkimin që është nëntokësor, nuk e prek parkimin nëntokësor që është 6000 m2 për të filluar me korsi për të lidhur Bulevardin me Rrugën e St. Trenit, Zogu I, pra makinat që vijnë nga Treni mos të rrotullohen me tre herë në semafor për të dalë në Bulevardin kryesor, por për t’u futur me radhë hyrëse në tunel për të dalë në Bulevardin kryesor. Në anën tjetër me 2 korsi të tjera një korsi mbetet e hapur për t’u futur djathtas në Bashkia për në ‘Torre Drin’ për të vazhduar në “Pazar të Ri” apo në “Rrugën e Dibrës” dhe pjesa tjetër për ta lidhur për ta nxjerrë fare mirë në Bulevard. Lehtëson minimalisht gjysmën e trafikut në këtë zonë”, u shpreh Këlliçi.

Image

Projekti i Këlliçit

Ndërkohë Këlliçi zbuloi dhe koston e kësaj ndërhyrjeje ku sipas tij kushton 4 deri në 4.5 milionë euro.

Trafiku në Tiranë është stresi dhe një prej shqetësimeve më të mëdha që përjetojnë sot banorët.

Përballë analistëve Haxhiu, e Shkullaku, dhe përfaqësuesit të PS, Ervin Bushati, Këlliçi ka mbrojtur dhe shpjeguar edhe një herë projektin që ka për transportin publik falas, dhe përfitimet që i vijnë direkt 200 mijë përdoruesve duke u kursyer atyre deri në 50 mijë lekë në muaj, por po ashtu, duke ndihmuar në zbutjen e trafikut, dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Kandidati i Opozitës ka siguruar se fondet janë, dhe Bashkia i ka mundësitë, por sot buxheti abuzohet e shpërdorohet me shpenzime që i shërbejnë kryetarit, por jo

Read Previous

Aksident në Përrenjas/ Përplasen dy automjete, një i plagosur

Read Next

Shkullaku: Dy arsyet, pse autobusët falas janë zgjidhje për Tiranën