Zgjidhet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese

Holta Zaçaj është zgjedhur me 5 vota kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese.

Zgjedhja e saj ndodhi në raundin e tretë, pas dështimit të dy raundeve të para më 15 dhe 17 shkurt.

Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj janë tre gjyqtarët që garonin për të drejtuar Gjykatën Kushtetuese.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot më 20 shkurt 2023 raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, pasi mori shumicën e kërkuar ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve zgjodhi zonjën Holta Zaçaj në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Kuvendit.”– njofton Gjykata Kushtetuese.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE:

Holta Zaçaj, kryetare

Marsida Xhaferllari, anëtare

Dr. Fiona Papajorgji, anëtare

Dr. Elsa Toska, anëtare

Sonila Bejtja, anëtare

Dr. Sandër Beci, anëtar

Ilir Toska, anëtar

Gent Ibrahimi, anëtar

Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare

Read Previous

Breitbart: McGonigal u pagua nga shqiptarët kur djali i Biden fliste për pagesa ndaj këshilltarit të Ramës

Read Next

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Brazil

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *