Zgjidhet Drejtori i RTSH

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik zgjodhi të hënën e 15 nëntorit, drejtorin e ri të përgjithshëm të RTSH-së.

Me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave u zgjodh zoti Enkelejdi Joti.

Ai siguroi sipas ligjit shumicën e cilësuar të votave nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues që kryen këtë të hënë proceduren statutuore të zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit mediatik më të madh të vendit.

Vendimi i Këshillit Drejtues erdhi pasi më herët u dëgjuan në seancë publike katër kandidatët që ishin paraqitur si pretendente për këtë detyrë publike, shkruan RTSH.

Kandidatët paraqiten para anëtarëve të Këshillit Drejtues në mënyrë të detajur platformat e tyre, ku përshkruheshin objektivat dhe strategjitë e tyre për drejtimin e Televizionit Publik.
Kandidatët në garë ishin zoti Enkelejdi Joti, zonja Iris Luarasi, zonja Mimoza Haxhiaj dhe zonja Laureta Roshi.

Në mbledhjen e këshillit, anëtarët e tij u drejtuan pyetje secilit prej kandidatëve që hynë në garën për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.

Procedura e zgjedhjes së drejtorit të ri të përgjithshëm u monitorua nga komisioni ad-hoc i ngritur për këtë qëllim dhe respektoi gjithë procedurat që parashikon statuti i Radio Televizionit Publik./CNA.al

Read Previous

Paloka për verifikimin e firmave: Secila palë të sjell përfaqësuesin e vet në zyrën time

Read Next

Kurti për humbjen e zgjedhjeve : Rezultati erdhi si pasojë e disa defekteve të brendshme