Zgjerohet skandali Rama-McGonigal/ Pyetet ish-agjenti i FBI, Mark Rossini

Gazeta e njohur amerikane, “Washington Post” shkruan dje se kryeministri Edi Rama është i zhytur deri në fyt në aferën e Charles McGonigal.

Sipas gazetës, transmetuar nga syri.net, McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit Edi Rama.

Madje gazeta e madhe amerikane shkruan se në skemë janë përfshirë edhe ish-agjentë të tjerë.

Gazeta përmend konkretisht emrin e ish-agjentit të FBI, Mark Rossini, i cili para disa vitesh, u përfshi politikisht në vendin tonë, duke bërë komente kundër kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Puna e McGonigal në Shqipëri solli në orbitën e tij ish-agjentë të tjerë. Të dhënat e kompanive në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019- pesë muaj pasi McGonigal u tërhoq nga FBI- ai dhe Neza blenë secili 25 përqind të aksioneve në një firmë hetimore me bazë në vend, e identifikuar nga të dhënat e kompanive shqiptare si ‘Law Office & Investigation’.

Një tjetër partner në firmë ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së, karriera e të cilit në fushën e zbatimit të ligjit përfundoi kur ai u shpall fajtor për akses të paligjshëm në dosjet e FBI-së në vitin 2007, ne emër të së dashurës së tij aktore.

Rossini është rishfaqur vitet e fundit si një konsulent ndërkombëtar- dhe ekspert për Shqipërinë, duke u shfaqur në intervista me mediat shqiptare për të paralajmëruar ndikimin rus mbi kundërshtarët politikë të Ramës. Një person me njohuri për llogaritë e biznesit të Rossini-t tha se kompania shqiptare nuk kryente asnjë punë dhe nuk kishte asnjë klient. Në gusht, Rossini u padit për korrupsion në një rast që përfshinte pagesa për guvernatorin e Porto Rikos. Ai është deklaruar i pafajshëm,” shkruan gazeta.

Por ndërkohë, portali amerikan Inner City Press shkruan se Rossini ka qenë pjesë e seancës ndaj McGonigal të zhvilluar në një gjykatë në Nju Jork.

Portali shkruan Mark Rossini ka kërkuar privilegjin e Amendamentit të Pestë kundër vetëinkriminimit. Ky amendament parashikon që, kur një person zgjedh heshtjen ose refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, kjo nuk mund të përdoret kundër tij në një rast penal.

Bëhet fjalë për dosjen ruse të McGonigal. Rossini refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve, ndërsa gjykatësi tha se do shqyrtojë dokumentet në një seancë me dyer të mbyllura.

Read Previous

Protestë dhe fushatë/ Belind Këlliçi: Do ta mund Erion Veliajn

Read Next

Problemet kryesore të Tiranës, mungesa e ujit, parkimeve, betonizimi, ajri i ndotur, Belind Këlliçi: Nuk do të bëj premtime që nuk mbaj dot