Zgjedhjet në Turqi, rivali i Erdogan: Po udhëheqim!

Kandidati i opozitës në Turqi Kemal Kilicdaroglu, i cili garon përballë Erdogan shprehet se po udhëheq garën.

Ai sapo ka postuar një fjalë në Twitter: “ondeyiz” – “ne po udhëheqim”.

Megjithatë, pala tjetër pretendon të kunëdrtën.

Disa nga kundërshtarët e presidentit Erdogan mendojnë se nëse ai merr një mandat tjetër, atëherë sundimi autoritar mund të bëhet i papërmbysshëm.

Lidhur me reaultatet paraprake, mediat në Turqi japin shifra të ndryshme.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu (AA) e vendos Presidentin Erdogan përpara me 52.4% dhe kandidatin e opozitës Kilicdaroglu me 41.7%, bazuar në pothuajse 44% të votave të numëruara.

Megjithatë, Anka, një agjenci lajmesh në pronësi private, e cila dihet se është më afër opozitës, e vendos Kilicdaroglu përpara me 47.4%, me Erdoganin me 46.8% bazuar në 31.3% të votave të numëruara.

Read Previous

Mbyllet orari zyrtar i votimit

Read Next

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje zbulon përmasat reale të emigracionit, si ka ndryshuar numri i votuesve nga 1992-shi