Zgjedhjet e 14 Majit/ Vasili: Të shpëtojmë nga duart e grabitqarëve!

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka folur mbi zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një lidhje direkte për edicionin e pasdites në Syri Tv, Vasili është shprehur se fushata opozitare  po shpalos zgjidhje konkrete të nivelit shoqëror dhe vetë qytetarët ndihen optimist për zgjidhjen e problemeve shumë të mëdha të tyre, ndaj do të votojnë ndryshimin.

“Nuk ekziston një fushatë nga ana e mazhorancës se nuk kanë çfarë të e të tregojnë, por nga ana e opozitës i besoj se është një fushatë e jashtëzakonshme , qoftë në pikëpamje të përmbajtje të saj, ashtu edhe të mënyrës së komunikimit . Duket qartë që ka shpalosur zgjidhje konkrete, zgjidhje të rëndësishme, përsa i takon nivelit shoqëror  dhe njëherazi ka ngjallur një nivel komunikimi  për një mori të madhe të mijëra qytetarë të nënvlerësuar, të përbuzur, të lënë në harresë, të cilët  kishin humbur çdo lloj kontakti për të cilët pushteti lokal, pra, bashkia e Tiranës  bashkë me kryetarin e saj nuk ekzistonin. Padyshim po ecet drejtë një fitoreje  shumë të thellë, dhe që më së fundi të gjithë qytetarët kanë filluar të jenë shumë më optimist  sepse zgjidhje të mëdha për problemet e tyre shumë kritike ka, forcat politike të duhura, serioze më lidërshime vërtetë shumë të vendosura ekzistiojën, siç është koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ , dhe në fund të fundit kanë të qartë të gjithë që nuk  kemi pesimizëm sepse zgjidhjen e kemi, pra ndryshimi është shumë afër, 14 maji  është shumë afër dhe po vjen.”

Gjithashtu, sipas vlerësimit të Vasilit , gjendja në të cilën po trajtohen qytetarët ja ka kaluar shumë herë edhe momenteve të diktaturës, prandaj  Tirana duhet të çlirohet nga duart e shkatërrimtarëve .

“Duhet patjetër, jo thjeshtë të fitojmë Tiranën por ta çlirojmë Tiranën nga duart e grabitqarëve dhe hajdutëve  më të mëdhenj dhe shkatërrimtar, më të mëdhënj që ka parë ndonjëherë historia e këtij qyteti. Më besoni kur them historia e këtij qyteti,  pasi mosha ime më lejon të bëjë vlerësime afatgjata me dhjetëvjeçarë dhe ju them me nje sens të tillë, shkateërrimtar të Tiranës, besoj  ja ka kaluar edhe shumë e shumë herë edhe momenteve më të këqija të diktaturës”

Read Previous

Këlliçi pranë banorëve të Bërzhitës/ Premton projekt 7 milionë euro në vit për bujqësinë dhe blegtorinë

Read Next

Inceneratori është kopil