Zgjedhja e Presidentit të ri/ Berisha: Alibeajn nuk do e njoh kurrë si përfaqësues të opozitës

 Gazeta Kumtari 

Në një deklaratë për gazetarët, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ish kryeministri Sali Berisha foli për debatet me kryetarin e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Berisah u shpre se nuk e njeh Alibeajn si perfaqesues të opozitës pasi opozita nuk mund të përfaqësohet “me të emëruar nga Taulant Balla“.

Sali Berisha:

Në mbledhje të grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktike merr fund e s’do e e njohë kurrë PD një praktikë të tillë.

Së dyti, denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit, praktikë që diskretiton institucionin e Presidencës e vetë zgjedhjen e Presidentit, praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër veç të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon.

Read Previous

Pronarët e ardhshëm të Milanit me synime të qarta, zbulohet e ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç

Read Next

Guaska e akullt e Europës mund të jetë e banueshme