Zëri i Amerikës: Kongresi dhe Senati kërkojnë sqarime për lidhjet e McGonigal

Nga Zëri i Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara ligjvënësit amerikanë i kanë kërkuar drejtorit të FBI-së sqarime lidhur me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, në kuadër të një hetimi që ka filluar Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve ndaj FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë, që ligjvënësit republikanë thonë se janë përdorur si mjete politike nga demokratët kundër republikanëve.

Në një letër për Drejtorin e FBI-së, Christopher Wray, Kryetari Komisionit Juridik Jim Jordan, vë në dukje se McGonigal luajti rol të rëndësishëm në fillimin e hetimeve për lidhjet me Rusinë të ish-Presidentit Trump.

Ata theksojnë se oligarku rus, Oleg Deripaska, për të cilin McGonigal punoi pas largimit nga FBI-ja, kishte punuar me ish-agjentin e shërbimeve britanike të zbulimit, Christopher Steele, dosja e diskredituar e të cilit ndaj Trump, sipas letrës, luajti rol qendror në fillimin e hetimeve.

Edhe kryetari demokrat i Komisionit Juridik të Senatit Dick Durbin, i ka kërkuar me anë të një letre Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, Wray informacione të mëtejshëm lidhur me aktivitetet e McGonigal, duke u nisur nga dy aktpaditë, ajo e Nju Jorkut, për lidhjet me oligarkun rus dhe ajo e Uashingtonit, për lidhjet me Shqipërinë.

Durbin thotë se akuzat për shkeljet e McGonigal janë shqetësuese dhe ai kërkon informacion mes të tjerash mbi rolin e McGonigal në hetimet për lidhjet ruse të Trump dhe ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Read Previous

Braimllari: Veliaj kryemashtrues, ka rol kryesor për inceneratorin e Tiranës!

Read Next

E cilësoi parlamentin Kopsht Zoologjik/ Vasili: Ramën do ta shkulim nga karrigia e kryeministrit