Zelenskyy do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë të martën

 Gazeta Kumtari 

Të martën e javës në vijim Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensku do të mbajë fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-mesazhi.

Deri më sot, Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve evropiane me video mesazhe.

Kujtojmë që sot, pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 64-t.

Disa javë më parë, kreu i shtetit të Ukrainës ka biseduar në telefon dhe me kryeministrin Edi Rama.

Sot Zelensky, në fjalimin e tij më të fundit drejtuar kombit të tij, akuzoi ashpër Rusinë për “shantazh energjetik” ndaj Evropës.

Read Previous

Lufta në Ukrainë: Putin paralajmëron kundër ndërhyrjes së huaj

Read Next

“Kjo është për mua?”/ Aktores iu dhanë dokumentet e kujdestarisë së fëmijëve në skenë