Zelensky paralajmëron kapitullimin e Mariuopolit

Zelensky paralajmëron dorëzimin e Mariupolit: Nuk kemi mjaftueshëm armë për të mposhtur Rusinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë “serioze dhe të rënda” për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin port juglindor të Mariupolit.

Ai përshkroi dy mënyra të mundshme për t’i dhënë fund bllokimit të civilëve në qytet:
“Nuk kemi mjaftueshëm armë serioze dhe të rënda për të çliruar Mariupolin. Ne nuk e dimë se kur mund të zhbllokojmë Mariupolin. Dhe këtë e them hapur, se të gjithë djemtë në Mariupol duan fitoren tonë, duan një qytet të lirë, asnjëri prej tyre nuk do t’i dorëzohet armikut. Kjo është ndjenja e tyre e brendshme, kjo është ajo që ata janë”, tha Zelensky, duke folur me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në Kiev..

“Mijëra civilë janë larguar me sukses nga Mariupoli përmes korridoreve të rënë dakord me Rusinë, por “për fat të keq disa mijëra civilë shkuan në territoret e pushtuara ruse dhe ne nuk e dimë fatin e këtyre mijëra njerëzve”, tha presidenti ukrainas.

Read Previous

Oligarku rus kritikon ‘masakrën’ në Ukrainë

Read Next

“Formuan një grup kriminal”/ Drejtësia akuza ish-Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm