Zëdhënësja e “Foltores” padi në gjykatë për shpifje ndaj zëdhënëses së deputetit Basha

Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo, ka publikuar një status në Facebook ku njofton se “Foltorja” do të padisë në gjykatë zëdhënësen e deputetit Basha për shpifje.
Deputeti Basha sipas saj akuzon “foltoren” për shpenzime marramendëse për aktivitetet e fundit, ku ndër më kryesoret ishte organizimi i Kuvendit Kombëtar në stadiumin “Air Albania”
Postimi i Garos:
Nen panikun e shkarkimit, deputeti Basha ka shperndare sot ne mediat e paguara nga Edi Rama permes zedhenesve te tij shpifje te perseritura per gjoja kostot e Foltores dhe Kuvendit Kombetar te PD.
Ritheksojme se keto shifra mund te jene reale vetem per eventet qe kane organizuar tash sa vjet njerez afer Lulzim Bashes kur rrjepin financat e PD por ato nuk kane asnje lidhje me realitetin, tregun dhe aq me pak me kostot reale te Foltores dhe Kuvendit te cilat do publikohen me transparence te plote brenda pak ditesh.
Per ta bere transparencen jo vetem mediatike por edhe ligjore, Foltorja do ta ftoje zedhenesin e deputetit Basha t’i argumentoje shpifjet e tij para gjykates!, shkruan Garo.
Komisioni per Rithemelimin e PD
©Kumtari.al

Read Previous

Champions League, përplasjet në 1/8

Read Next

Arrestohet Adriatik Llalla