Zbulohet spiunia ruse në komandën e NATO në Napoli, operonte prej 10 vitesh

Një spiun rus dyshohet se ka arritur të depërtojë në personelin e bazës së NATO-s në Napoli dhe në Flotën e 6-të të SHBA-së.

Lajmi u dha nga gazeta La Repubblica pas një hetimi të zhvilluar me faqen investigative Bellingcat , të përjavshmen gjermane Der Spiegel dhe The Insider .

Protagonisti i atij që cilësohet si “operacioni më i bujshëm i inteligjencës” i kryer nga Moska në Itali është 30 vjeçarja Maria Adela Kuhfeldt Rivera.

“Gjurma kryesore që e lidh atë me shërbimet sekrete të Moskës, shpjegon Repubblica, është pasaporta ruse e përdorur për të hyrë në Itali. Ajo i përket të njëjtës seri speciale të përdorur nga GRU, inteligjenca ushtarake nën urdhrat e Kremlinit”.

“Hetimi ynë nuk arriti të zbulojë se çfarë informacioni u mor nga spiunia apo nëse vendosi pajisje përgjimi te telefonat dhe kompjuterët e miqve të saj. Megjithatë, ajo ishte në kontakt me figurat kryesore në NATO dhe Marinës Amerikane gjë të cilën asnjë agjent rus nuk kishte arritur të depërtonte kaq thellë në Aleancën Atlantike”, shkruan gazeta.

Read Previous

Florian Marku triumfon në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar fiton titullin kampion kundër meksikanit Parr

Read Next

Kosova, shtet laik apo shtet ateist?