Zbulohet kush do të prezantojë “Big Brother VIP 3”, nuk është Arbana Osmani.

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të startojë me datën 13 janar 2024.

Lajmin e kanë konfirmuar disa burime për “Vip Magazine”, ndërsa bëhet me dije se në këtë sezon përveç ambiente të brendshme të shtëpisë më të famshme në shqipëri është ndryshuar edhe moderatori i këtij spektakli.

Sipas burimeve këtë vit “BBV” nuk do të prezantohet nga Arbana Osmani por nga Ledion Liço, duke iu dhënë fund zërave njëherë e mirë për personin që personin do drejtojë spektaklin.

Megjithëse deri më tani nuk është konfirmuar asnjë nga konkurentët që do bëhen pjesë e shtëpisë, në rrjet kanë qarkulluar disa emra të personazheve VIP.

Bëhet fjalë për moderatorin e njohur Romeo Veshaj, këngëtaren Adelina Tahiri, Roza Lati, Olsi Bylyku dhe Meriton Mjekiqi të cilët aludohet se do ti bashkohen këtij formati.

 

Read Previous

Kur fëmija tregon diçka, prindër, dëgjojeni me kujdes

Read Next

Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *