Zbulohen dy kandidaturat për kryetar të Këshillit Kombëtar të PD

Dy janë kandidaturat për kryetar të Këshillit Kombëtar të PD.

Pak minuta nga mbledhja e parë konstituuese e forumit të dytë më të rëndësishëm të PD, pas Kuvendit Kombëtar, janë mësuar edhe kandidatët që do të votohen nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Gazetari i Syri Tv, Ermal Rizaj raporton, referuar burimeve pranë selisë blu, se deputeti dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Edi Paloka, rikandidon për kryetar të Këshillit Kombëtar.

Gjithashtu në garë do të jetë edhe ish-deputetja e Qarkut të Korçës dhe pedagogia, Eleina Qirici.

Këshilli Kombëtar i PD do të votojë për kryetarin si dhe do të diskutojë për Presidentin e ri.

Read Previous

Më-the-të-thashë/ Ditëlindja e djalit të Meghan Markle dhe Princit Harry/ Ja urimi publik i familjes mbretërore

Read Next

COVID-19 në vend/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 44 raste të reja