Zbardhet telefonata e Putin me kancelarin gjerman

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz diskutuan me telefon mbi situatën në Ukrainë.

 “Me iniciativën e palës gjermane, Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz. Diskutimi i situatës në Ukrainë vazhdoi me theks në aspektet humanitare.”- njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit, sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti.

Një nga temat që Putin dhe Scholz diskutuan ishte gjendja e punëve në negociatat ruso-ukrainase.

“Vëmendja u tërhoq për shkeljet e vazhdueshme të rënda të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare nga militantët që shpallin ideologjinë naziste, përdorimin e tyre të metodave terroriste çnjerëzore.“- tha Kremlini.

Presidenti i Rusisë dhe kancelari i Gjermanisë ranë dakord që t’i rikthehen përsëri në një bisedë tjetër temës së Ukrainës./hashtag.al

Read Previous

Zbulohet lidhja e Erion Veliajt me gjyqtaren që pranoi ankimimin e Alibeajt për PD

Read Next

MËKATET E RAMËS