Zbardhet dinamika/ Dan Hutra plagosi ish të dashurën, më pas shkaktoi tragjedinë në Kamëz

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë, ku u vranë dy gra dhe u plagosën tre të tjera nga Dan Hutra.

Mësohet se autori plagosi me thikë ish të dashurën në Astir, 40-vjeçaren me iniciale M.G. Para se ta qëllonte me thikë ai e kishte dhunuar dhe i kishte marrë para ish të dashurës.

Pas largimit nga banesa e saj, Hutra u nis drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes, ku edhe shkaktoi një masakër.

Ai qëlloi me breshëri drejt ish-partneres Elena Hysa dhe ish-vjehrrës, duke i plagosur të dyja. Nga plumbat humbën jetën motra dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës.

E gjithë masakra ka ndodhur në sy të djalit të tij, rreth 1 vjeç.

Ndërkohë, dyshohet se Dan Hutra ka vrarë edhe 31-vjeçaren Etleva Kurti, e cila u gjet pa jetë në banesën e saj në Kamzë.

Ekzekutimi i saj nga i njejti autor nuk është konfirmuar nga policia, ndërsa këto aludime janë ngritur nga vëllai i 31-vjeçares, Vladimir Kurti.

Dan Hutra është larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij

Read Previous

Elefanti apo miu?

Read Next

Vrasja e 31-vjeçares në Kamëz, vëllai flet nga burgu: E ka vrarë Dan Hutra