Zbardhen vendimet e kryesisë së PD/ Kush janë dy deputetët që u bashkuan me Sali Berishën! Në Tiranë krijohen pesë grupe pune

Deputetët demokratë, Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti kanë kaluar në grupin e deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

Mziu është caktuar kreu i grupit të punës në Dibër, ndërsa Alizoti në Berat.

Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja, nga “grupi Alibeaj”, që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, të drejtuar nga Sali Berisha është marrë gjithashtu vendimi që Tirana të ndahet me pesë grupe pune: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Agron Shehaj dhe Edi Paloka.

Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve:

Kryetaret e grupeve te punës sipas qarqeve::

Durrës: Oerd Bylykbashki

Shkodra: Bardh Spahia

Lezha: Jozefina Topalli

Kukës: Isuf Cela

Elbasan: Luciano Boci

Korça: Edmond Spaho

Fier: Luan Baci

Vlora: Bujar Leskaj

Gjirokastër: Tritan Shehu

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.

Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4

Zona 2 – Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12

Zona 3 – Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16

Zona 4 – Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.

Zona 5 – Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

Read Previous

E shkarkoi Çuçi si të pa aftë/ Gledis Nanon mesazh kolegëve

Read Next

Meta publikon pjesë nga padia ndaj Autoritetit të Dosjeve