Zbardhen rrethanat e aksidentit që i mori jetën minatorit 65-vjeçar / Arrestohet drejtuesi i fabrikës

Policia ka zbardhur rrethanat e e aksidentit që i mori jetën minatorit 65-vjeçar në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë.

Nga hetimet ka rezultuar se minatori 65-vjeçar me iniciale M. K ishte duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A në momentin që humbi jetën.

Ai kishte hipur sipër një varke të improvizuar dhe humbi ekuilibrin duke rënë në ujë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e Fabrikës së Pasurimit të Kromit në Bulqizë dhe 2 punëtorë për moskallëzim të krimit dhe dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

©Kumtari.al

Read Previous

Biden pranon dosjen për rastin e Vasfije Krasniqit dhe vëllezërve Bytyqi

Read Next

Julian Assange,themeluesi i Wikileaks, drejt ekstradimit nga Britania e Madhe