Zbardhen detaje nga atentati në Lezhe

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në superstradën Lezhë-Milot, ku mbrëmjen e kësaj të shtune u qëllua me breshëri zjarri drejt një automjeti.

Mësohet se në automjetin ku udhëtonte një 30-vjeçar është qëlluar në lëvizje e sipër nga persona që lëviznin me një tjetër makinë që është larguar menjëherë.

Nuk raportohet për të plagosur, por bëhet me dije se shënjestër e atentatit ka qenë Blerim Preçi, nga Miloti.
Gjithashtu, mësohet se në automjet ka qenë edhe një person tjetër.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur kërkimet për autorët e kësaj ngjarje. Për shkak të këtij atentati, lëvizja në superstradën Lezhë – Milot është bllokuar për disa dhe lëvizja është devijuar.

30-vjeçari nga Miloti nuk është personazh i njohur, por nga të dhënat e para bëhet e ditur se ai jetonte mes Shqipërisë dhe një vendeve të BE.

Njoftimi i policisë

Lezhë / Informacion paraprak 

Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.

Për pasojë nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Read Previous

Video/ Atentat me armë në Lezhë

Read Next

Ekonomia ruse më e fortë se sa pritej – JPMorgan