Zbardhen detaje nga arrestimi i Lefter Kokës

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i ish-ministrit të Mjedisit dhe ish-deputetit në qarkun e Durrësit Lefter Koka.

Sipas Ora News ka edhe arrestime të tjera përveç Kokës.

“Janë pesë përsona për të cilët është kërkuar arrest me burg nga gjykata” raporton gazetarja e Ora News Keti Banushi.

Arrestimi i Kokës lidhet me çështjen e inceneratorëve të denoncuara në SPAK nga opozita, PD dhe LSI.

“Janë dy dosje të ndara. Inceneratori i Fierit dhe Tiranës është duke u hetuar nga prokurori Dritan Premçi” raporton Banushi.

Masat e sigurisë ditën e djeshme janë firmosur nga gjyqtari Erion Bani.

Ndaj Lefter Kokës janë ngritur tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Vijon puna për ekzekutimin e masave të tjera të sigurisë, ndërsa Lefter Koka do të sillet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Read Previous

BE-ja do të sanksionojë grupin e mercenarëve, Vagner

Read Next

Arrestimi i Kokës nga SPAK, Kim: Reforma në drejtësi po jep rezultate