Zana Çela/Mula u ftua disa herë,por nuk morëm përgjigje.

 Zana Çela, Drejtoresha e Teatrit të Operas e Baletit, i është përgjigjur akuzave të artistes Inva Mula.

Sopranoja Mula, e cila nuk ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të rikonstruksionit të TKOB, hodhi akuza drejt Ministris së Kulturës se e kishin ftuar vetëm si spektatore dhe për këtë arsye e refuzoi ftesën.

Përmes një statusi në facebook, Zana Çela sqaron se Mula u ftua disa herë, por nuk u ktheu asnjëherë përgjıgje.

“TKOBAP jo vetem ka ftuar Znj. Mula per te performuar ne kete event, por ka thyer edhe protokollin moral te dinjtetit tone kombetar, duke e perseritur ftesen ne drejtim te saj disa here pa marre asnje pergjigje. Znj. Mula eshte ftuar dhe mbajtur ne dijeni te modifikimit te datave te inaugurimit per shkak te forcave madhore si termeti dhe pandemia, si ne menyre zyrtare ashtu edhe shoqerore deri ne percaktimin e datave perfundimtare, por nuk dha kurre nje pergjigje. Ofendimi personal nga arroganca e mos-pergjigjes eshte kaq i vogel dhe i parendesishem. Ashtu sic eshte edhe pretendimi absurd pas shfaqes per mos-ftese. Ajo qe vret eshte cenimi i dinjitetit te ketij institucioni nga mospergjigja si injorim i kesaj ftese. Ky injorim ndaj fteses se ketij institucioni publik, ne nje event kaq te rendesishem e historik te tij, nuk eshte nje ofendim ndaj meje si drejtuese apo ndaj stafit me te cilin punoj, por eshte nje ofendim ndaj dinjitetit tone kombetar, ndaj cdo artdashesi, cdo tatim-kontribuesi, e ndaj cdo artisti qe ka shkruar e shkruan historine e ketij institucioni. Ashtu sikurse ne garat sportive, sportdashesit me te drejte ofendohen e lendohen kur nje sportist refuzon te perfaqesoje kombin tone, ashtu ndihemi edhe ne sot nga ky injorim kundrejte institucionit me te rendesishem kombetar artistik ne vend.

Te pelqejne apo jo drejtuesit e TKOBAP, ata te federatave te ndryshme te sportit, kengetaret apo shoket e ekipit, ftesa per te perfaqesuar vendin tend duhet te beje krenar cdo kend qe e merr, e duhet ta vleresoje kete mundesi ashtu sic shume te tjere e kane bere duke sakrifikuar kohen, te ardhurat e tyre, e shpesh here edhe te ardhmen e tyre. E natyrisht, ata qe nuk e kane pranuar apo kane zgjedhur te perfaqesojne nje komb tjeter, kane bere gjithmone fajtore individet (drejtuesit, politikanet), duke harruar mardhenien personale qe gjithsecili nga ne ka me kombin, popullin e historine. E pra, eshte pikerisht kjo ajo qe me ofendon mua, sepse TKOBAP eshte nje institucion kombetar, dhe dinjiteti i tij e i popullit tone do te prevaloje gjithmone mbi cdo artist pavaresisht nga suksesi i ketij te fundit.” – u shpreh drejtoresha e TKOB.

Read Previous

FOTO/ Gafa gjatë votimit e kandidatit për kancelar të Gjermanisë

Read Next

Reagojnë mediat serbe/ Rama sulmoi qartazi Serbinë