Yuri Kim në “ndjekje” të Duçkës së Ramës

Dorian Duçka konsiderohet nga mediat ndërkombëtare jo vetëm këshilltari hije i Edi Ramës, që lidh fijet me mega-skandalin e Charles McGonigal, por edhe si njeriu që e lidh Ramën edhe me emra të tjerë të korrupsionit ndërkombëtar.

Madje mediat e mëdha amerikane raportojnë se Dorian Duçka mund të jetë fija që lidh skandalin e Charles McGonigal me djalin e diskredituar të presidentit amerikan, Hunter Biden.

Para disa kohësh, Duçka i kishte dërguar një ftesë në rrjetet sociale, ndërsa më vonë pati një email të shkëmbyer mes Duçkës dhe Biden.
Por rrjetet sociale duket se e lidhin Duçkën edhe me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit është ndjekëse e Duçkës në rrjetet sociale, më konkretisht në Instagram, ku Kim është aktive.
Edhe pas shpërthimit të skandalit të rëndë, Kim vazhdon të jetë ndjekëse e ‘sekserit’ ndërkombëtar të aferave të Ramës.

Kujtojmë se opozita e ka akuzuar Yuri Kim se ka vepruar si McGonigal me fustan. Sipas saj, Kim jo vetëm nuk ka raportuar takimet e saj të dyshimta, por nuk e ka denoncuar këtë skandal te autoritetet amerikane, edhe pse kishte dijeni./syri.net

Image

Read Previous

Tërmeti në Turqi dhe Siri/ Shkon mbi 35 mijë numri i viktimave

Read Next

Të shtëna mes gjimnazistëve në Laç, plagoset 15 vjeçari