Yuri Kim në “Fjongo Rozë…”

Në  një njoftim në Facebook, Ambasada e SHBA tregon se Ambasadorja Kim ka marrë pjesë në një aktivitet ndërgjegjësues ndaj kanceri të gjirit.

Aktiviteti “Fjongo Rozë më Kujton” është një akivitet që bështetet nga amb. SHBA prej 13 vitesh.

Më poshtë lajmi i raportuar nga vetë ambasada në Facebook:

“🇦🇱️ | Ambasadorja Kim u bashkua me udhëheqëse shqiptare, të mbijetuara të kancerit të gjirit, dhe aktivistë komunitetesh dje në ecjen kundër kancerit të gjirit “Fjongo Rozë më Kujton”. Për të 13-in vit rradhazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara me krenari ka mbështetur këtë aktivitet dhe fuqizimin e grave nëpërmjet shëndetit. Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit përqëndrohet në rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më shpejt dhe të jetojnë jetë të shëndetshme. Ambasadorja Kim i kujtoi pjesmarrësit se kjo sëmundje nuk do t’ia dijë sa e pasur je, nuk do t’ia dijë ku jeton, nuk do t’ia dijë nëse je e lumtur apo e trishtuar, ajo i ndodh të gjithave ne, mund t’i ndodhë të gjithave ne. “Prandaj shpresoj që të gjitha ne do ta bëjmë mamografinë. Nuk është e këndshme por duhet ta bëni! Dhe shpresoj që të gjitha ne të nxisim mikeshat tona, mamatë tona, motrat tona, gjyshet tona, vajzat tona që të bëjnë një mamografi”, u tha Ambasadorja Kim: https://bit.ly/3DKYusP

 

Read Previous

Përfshihet nga flakët pallati në Astir / Nënë e bir hidhen nga kati i tretë i pallatit

Read Next

Dita Botërore e Ushqimit 2021: Rëndësia, tema dhe gjithçka që duhet të dini