Yuri Kim i përgjigjet Ramës pas kërcënimeve të tij ndaj SPAK

Ambasadorja Yuri Kim ka komentuar sot edhe thirrjen që kryeministri Edi Rama i bëri SPAK-ut për të hetuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Në një intervistë për emisionin “Open” në News 24, Kim tha se rruga e reformës në drejtësi nuk është e lehtë.

“Fola për këtë pak ditë më parë, kur Ministri i Drejtësisë përsëriti atë që kishte thënë Kryeministri. Pikëpamja e Shteteve të Bashkuara është se kur shohim reformën në drejtësi, do ta dimë se vërtet ka pasur sukses kur të mos quhet më normale apo me vend që udhëheqësit politikë, qofshin në pushtet apo larg pushtetit, por sidomos nëse janë në pushtet, të bëjnë thirrje për ndjekjen penale të individëve specifikë.

Ajo që duam të shohim nuk është përmendja e emrave specifikë, por një sistem drejtësie të ngritur dhe institucione që kanë si vullnetin ashtu edhe aftësinë për të zbatuar ligjin, barabar, për këdo, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin. Ligji të aplikohet barabar. Ndaj, pres me kënaqësi ditën kur mund ta kemi këtë besim tek sistemi i drejtësisë i Shqipërisë, tek prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë” – tha Ambasadorja e SHBA-së.

Read Previous

Deklaratat e Ramës për SPAK/ Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi do të jetë e suksesshme kur të mos ketë politikanë që kërkojnë ndjekje penale për emra specifikë

Read Next

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina